Gjiganti Shell nis shpimin e pusit kryesor në Berat: pritet një “lum nafte”

texasnafta.jpg

2018-a ka nisur me një zhvillim pozitiv për ekonominë shqiptare.

Gjigandi holandezo-amerikan Shell ka nisur shpimet në Shpirag të Beratit, ku kërkimet gjeologjike kanë zbuluar një pellg të rëndësishëm nafte dhe gazi.

Kompania Shell ka shpërndarë një deklaratë ku thuhet: “Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike”.

Në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në këtë pus.

Për të matur kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që mbajti në Samitin e Energjisë në Stamboll që u zhvillua në gusht, e ka quajtur Shpiragun si një vendburim që do të sjellë një prodhim të madh nafte.

Komentet
Loading...
Top