Gjobë dhe detyrim fshirje për ata që publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale

foto.jpg

Ndoshta është vendimi më i drejtë që kemi dëgjuar ndonjëherë dhe shpresojmë të aplikohet në sa më shumë vende.

Fjala është për mbrojtjen e minoreneve nga ekspozimi i tyre në rrjetet sociale, Instagram, Facebook, Twitter dhe çdo lloj platforme tjetër sociale ku prindërit postojnë fotot e fëmijëve të tyre.

Vetëm para pak ditësh, gjykata e Romës ka vendosur që çdo prind, i cili poston fotot e fëmijëve të tij nën moshën 18-vjeçare, do të detyrohet ta fshijë atë, por edhe të paguajë një gjobë rreth 10.000 euro.

Ky vendim ka ardhur si shkak i një 16-vjeçari që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të birin në rrjetet sociale.

Kjo dispozitë ligjore ka të bëjë me rregullimin dhe menaxhimin e imazhit të të miturve dhe i referohet ligjit 96 mbi të drejtën e autorit.

E përkthyer ndryshe, portreti i një individi nuk mund të bëhet publik duke e ekspozuar në rrjete sociale pa pëlqimin e vetë personit, përveç disa rasteve përjashtimore.

Komentet
Top