Gjykata dënoi me burg Pançe Angellov, sulmuesin e Radmilla Sheqerinskës

Sheqerinska-sulmuesi-780x439-620x330.jpg

Lajm i fundit. Sulmuesit të Radmilla Sheqerinskës sot iu shqiptua dënimi prej katër viteve heqje lirije. Ai u shpall fajtorë për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës dhe pjesëmarrjes së tij në  Kuvend në natën e 27 prillit.  Angellov dhe mbrojtja e tij kan afat prej 15 ditëve që të ankimojnë vendimin  deri tek Gjykata e Apelit.

Sot shpallet aktvendimi për sulmuesin e Sheqerinskës

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të shpall aktvendimin për Pançe Angelov i cili është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Në seancën e kaluar gjyqësore Angellov u shpall fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Angellov është njëri nga sulmuesit i cili natën e 27 prillit gjatë dhunës në Kuvend ka sulmuar Sheqerinskën.

Sipas aktakuzës Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në press qendrën e Kuvendit. Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka sulmuar edhe Radmilla Sheqerinskën.

Komentet
Top