Loading...

Goli i Bardhit i jep një pikë të madhe Maqedonisë (VIDEO)

bardhi-696x329.jpg

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 në transfertën me Slloveninë, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Të dyja skuadrat e nisën në mënyrë agresive takimin duke krijuar raste të shumta shënimi, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 35-të kur Miha Zajc shënon me kokë për epërsi 1:0 të sllovenëve, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në anën tjetër përfaqësuesja e vendit e nisi furishëm pjesën e dytë, pasi në të 46-tën Alioski depërton bukur nga e majta dhe gjen Bardhin, ndërsa ky i fundit barazon shifrat në 1:1. Deri në fund të dyja skuadrat kërkuan me çdo kusht golin e fitores, mirëpo barazimi 1:1 ishte rezultati më real i këtij takimi.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media