GOOGLE+ ME DIZAJN TË RI

20151118135318912620.jpg

Google ka ridizajnuar versionet ueb dhe mobile të Google+. Duke filluar nga sot, përdoruesit në ueb do të nxiten të kalojnë tek versioni i ri nëse duan.

Gjiganti i kërkimit i ka bërë këto ndryshime për t’u përqendruar më shumë tek Koleksionet dhe Komunitetet. Tek opsioni “Koleksionet” do të bëhet një grumbullim i postimeve sipas një interesi të caktuar, si fotografitë për shembull.

Ndërsa tek opsioni “Komuniteti” përdoruesit do të mund të formojnë një komunitet në bazë të interesave të përbashkëta që ato ndajnë, dhe mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Këto veçori kanë qenë edhe më parë, megjithatë, tek versioni i ri i Google+ iu është dhënë më shumë rëndësi duke u vendosur tek faqja kryesore.

Google po përdor gjithashtu të njëjtin dizajn tek të gjitha platformat, pasi ka pasur shumë ndryshime në mënyrën se si shërbimi dukej në desktop dhe pajisjet mobile. Google do të përditësojë gjithashtu me të njëjtin dizajn aplikacionet e Google+ në pajisjet Android dhe iOS

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top