Loading...

Google zbulon vendet sekrete të sistemeve antiraketore

auto_unnamed_41550418252.jpg

Kompania amerikane Google ka zbuluar në hartën e saj vendet sekrete të sistemeve raketore “Patriot” në Tajvan.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit i kanë kërkuar Google ‘të mjegullojë’ vendet ku janë vendosur raketat, transmeton ksp.

“Vendndodhja e paraqitur e bazës ushtarake nuk do të thotë se ajo është një pozicion fiks edhe gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme,” tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, Gene Defa.

Një zyrtar i mbrojtjes i paidentifikuar pohon se pamjet më së shumti janë të vjetra, pasi ushtria vazhdimisht zhvendos teknikën për të “fshehur dhe mashtruar armiqtë e saj”. Defa thotë se është formuar një grup pune për të bashkëpunuar me Google për “maskimin” e forcave tajvaneze në të ardhmen.

Google Maps vuri në dukje vendndodhjen sekrete të bazës së raketave në Sindian, si dhe vendndodhjen e Byrosë Kombëtare të Sigurisë dhe Byrosë të Inteligjencës Ushtarake.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media