Loading...

Gostivar: 13 vjeçari bie në lum, shpëtohet nga qytetarët – FOTO

14433204_531315263731162_392498674981490996_n.jpg

Sot, një fëmijë i moshës 13 vjeçe ka rënë aksidentalisht në lumin Vardar në Gostivar në afërsi të urës së madhe afër objektit të Gjykatës Themelore. Sipas dëshmitarëve, për shkak të sasisë së madhe dhe shpejtësisë së ujit, fëmija është bartur për disa metra nga lumi. Kalimtarë të rastit kanë vërejtur fëmijën i cili edhe ka thirrur për ndihmë dhe menjëherë kanë vrapuar dhe e kanë nxjerru atë nga uji. Ata i kanë ofruar edhe ndihmën e parë atij, duke e kthyer në njërin krah për ti nxjerrur ujin, ndërsa autoambulanca e ndihmës së shpejtë pasi është thirrur, për më pak se një minut ka mbëri në vendngjarje, prej ku i mitur është dërguar në Repartin e Urgjencës së Spitalit të Gostivarit. Denis Selimi – profesor i Edukatës fizike në Gjimnazin e Gostivarit, është njëri nga personat që ka vrapuar për ta shpëtuar fëmijën e rënë në lum.

“Isha duke kaluar rrugës me veturën time pasi shkoja në punë dhe vërejta se pranë urës kishte nejrëz të cilët bërtisnin, dhe më shkoi ndër mend se diçka është duke ndodhur në lum, gjegjësisht se mund të mbytete ndonjë i moshuar ose fëmijë. E lashë veturën në mes të rrugës dhe vrapova, kurse këtu kishte edhe dy ose tre kalimtarë të tjerë që reaguam bashkë dhe e shpëtuam fëmijë duke e nxjerrur nga lumi. Sigurisht që një veprim të tillë do të bënte çdo qytetarë i vetëdijëshëm, siç vepruam ne sot. Kur e nxorrëm nga uji, fëmija ishte i frikësuar, dhe nuk dinte të na thotë se si kishte arrdhur deri te rënia në lum. Ne vepruam shpejtë, ia nxorrëm ujin nga trupi duke e kthyer në një krah, kurse njerëzit nga shtëpitë përreth thirrën autoambulancën, e cila erdhi shpejtë.

Shpresoj që fëmija tani të jetë mirë dhe mos na ndodhshin më situata të këtilla pasi vërtete ishte një shok për të gjithë ne”, thotë Selimi.Mejku kujdestarë. Sadri Zeqiri, i cili ka pranuar më miturin, thotë se gjendja e tij është stabile dhe pa ndonjë lëndim, ndërsa është mbajtur nën kujdes të mjekëve për disa orë, për shkak të ftohjes së trupit të fëmijës. Dëshmitarët okularë dhe personat që e kishin shpëtuar 13 vjeçarin, thonë se ai ishte trembur shumë dhe gjatë gjithë kohës ka lutur ata për ta shpëtuar.

Komentet
Top