Gostivar: Detaje të reja nga incidenti ku babai plagos djalin e tij

gostivarr.jpg

Tridhjetë e tre vjeçari nga Gostivari ka përfunduar në spital pasi që është plagosur me armë zjarri nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një shtëpi në rrugën “205” në Gostivar.

Sipas SPB Tetovë, përcjell SHENJA, mes babait A.S (57) dhe djalit B.S. në shtëpinë e tyre ka ndodhur një mosmarrëveshje.

Djali ka sulmuar babin, duke e goditur në pjesën e trupit dhe kokës dhe ka kërcënuar se do ta vras, por ka qenë i penguar nga vëllau i tij i cili e ka nxjerr jashtë shtëpisë.

Më pas, B.S ka marrë sëpatën dhe ka filluar ta godas derën e shtëpisë. Babai në ato momente ka nxjerr armën e zjarrit të cilën e ka poseduar pa leje dhe ka shtënë një plumb drejt djalit duke e plagosur në parakrahun e majtë.

I lënduari është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është arrestuar në stacionin policor.

I dyshuari për të shtënën me armën e zjarrit pas denoncimit është privuar nga liria.

Ekipi policor pas autorizimit të Prokurorit Publik, ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punon në vërtetimin e detajeve dhe zbardhjen e rastit.

Komentet
Top