Loading...

Gostivar: Mashtrohen dy persona kinse për punësim në Gjermani

19.15-AKTUALE-Punësimi-në-Gjermani...-900x445.jpg

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Gostivar, ngriti padi penale kundër personit D.K. (30) nga Negotina për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Sipas policisë, personi D.K. në periudhën nga qershori deri në shtator 2017 përmes rrjetit social “Facebook” njoftoi se kompania e tij siguron dhe rregullon dokumentacionin për marrjen e një vizë pune në Gjermani, për të cilën personi S.L. (29) nga fshati Çegran i Gostivarit, pagoi 46.500 denarë në llogarinë e transaksionit ndërsa personi Sh.R. (38) nga Gostivari ka paguar 22.660 denarë.

Sapo mori paratë D.K. shkëputi të gjitha kontaktet me personat në fjalë.

Komentet
Top