Gostivar, zhduket një vajzë 15 vjeçare

26169911_732403253622361_7243146946952755523_n.jpg

Ditën e djeshme është zhdukur një vajzë 15 vjeçare nga Gostivari, njofton Tv Globi. Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, zhdukjen e 15 vjeçares në polici e kanë denoncuar prindërit e vajzës, të cilët i kanë thënë policisë se vazjat e tyre ka dalë deri te shitorja e lagjes dhe nuk është kthyer më.

“Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 15 vjeçare. Babai, I.P. 49 vjeçar nga Gostivari zhdukjen e vajzës e ka paraqitur dje rreth orës 15 në Stacionin Policor të Gostivarit. Vajza dje rreth orës 9 të mëngjesit ka dalë nga shtëpia që të shkojë deri në shitore dhe nuk kthehet më”,

thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga aty njoftojnë se merren masa për gjetjen e 15 vjeçares.

Komentet
Loading...
Top