Gostivari bëhet qyteti më i ndotur në Maqedoni – FOTO

gostivari1.jpg

Qytetarët e Gostivarit nuk e dinin se çfar ajri thithin, deri në vendosjen në funksion të stacionit për matjen e kualitetit të ajrit. Grimcat Pm10 sonte jane ngritur ne 530, duke e rrethuar ajrin e këtij qyteti me ngjyrë të kuqe.

Qytetarëve ju sugjerohet që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Nëse bëjmë një krahasim me Tetovën e cila shpesh ka qenë në krye të listës për ajër më të ndotur, konstatojmë se Gostivari sonte është pese herë më i dotur.

Sipas të dhënave të stacionit matës të kualitetit të ajrit, masat preventive për mbrojtje të cilësisë së ajrit po bëhen të patjetërsueshme.

Komentet
Top