Loading...

Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët, Murataj bashkëpunoi me Çalën dhe Pepën

rinasi-3.jpg
Policia ka identifikuar dy nga grabitësit e Rinasit. Bashkë me Admir Muratajn, dyshohet se grupi ishte i përbërë nga 5 persona. Klement Cala, 31-vjeçari nga Elbasani, i njohur si grabitës bankash është përfshirë në këtë grabitje spektakolare bashkë me Aleks Pepëm. Po ashtu, mësohet se në këtë ngjarje është i përfshirë një ish-Komando. Mister fati i parave.

TIRANE- Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Rinas. Burime për Dosja.al sqarojnë se autorët e grabitjes kanë qenë 5 persona.

Klement Cala, është një nga 5 grabitësit, ndërkohë që personi i dytë i identifikuar është Aleks Pepa. Cala, 31-vjeçari nga Elbasani, i njohur si grabitës bankash është përfshirë në këtë grabitje spektakolare.

Mësohet gjithashtu se të dy këta persona po mbahen nën vëzhgim dhe pritet arrestimi i tyre.

Autorët ndodhen brenda Shqipërisë dhe pritet që në ditët e ardhshme të bëhet edhe arrestimi i tyre.

Po ashtu, në këtë ngjarje është përfshirë edhe një ish-komando i Forcave të Armatosura.

Ajo që është ende mister është fati i parave të vjedhura, që janë një shifër spektakolare prej 10 milionë euro.

 
Ky është informacioni që ka dalë nga mbledhja e ministrit të Brendshëm, me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe disa nga drejtorët e policisë në rrethe.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur dy javë më parë, në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media