Greqia zbulon “planin sekret” të Turqisë

ImageHandler-1200x630.jpg

Në vijimësi të tensioneve të shfaqura nga Greqia dhe Turqia, media prestigjioze greke “Protothema” ka publikuar sot një shkrim në uebfaqe ku shkruan se “Turqit po përgatiten për një betejë me tanke”.

“Prothema” ka publikuar edhe një hartë të kufirit greko-turk ku shkruan se Turqia është në përfundim të ndërtimit të një hendeku 3 metra të thellë, 60 metra të gjerë dhe 7 800 metra të gjatë.

Ky kanal sipas tyre është në zonën kufitare mes dy vendeve dhe ka si synim kryesor parandalimin e një avancimi të mundshëm me tanke të ushtrisë greke në drejtim të territorit turk.

Hendeku i turqve me një kosto prej 100 milion euro ka filluar ndërtimin tre vite më parë, dhe tani është në përfundim.

Komentet
Loading...
Top