Loading...

Gruevski ka ikur përkohësisht, do të kthehet! Ja kush e thotë

gruevski-2-696x430.jpg

Portali maqedonas “Infomax.mk” nëpërmjet një teksti të publikuar sot, ka treguar bashkëbisedimin e tyre me një të afërm të ish kryeministri të Maqedonisë dhe ish liderit të partisë maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili para një kohe ka qenë në vizitë te ky i fundit në Hungari, transmeton Portalb.mk. Bashkëbiseduesi thotë se Gruevski në Hungari ka ikur përkohësisht, dhe do të kthehet sapo të krijohen kushtet politike në Maqedoni.

“Është e qartë se Gruevski në Hungari ka ikur përkohësisht, që të kalojë ndjekja politike dhe e porositur nga qeveria që ai të hyjë në burg, dhe se ka planifikuar që të kthehet, në momentin që do të krijohet kushtet politike për kthimin e tij të sigurt në Maqedoni”, thuhet nga bashkëbiseduesi.

Ndër të tjerash thuhet se Gruevski para se të ikë, ka marrë ofertë nga Prokuroria Speciale Publike për t’u bërë bashkëpunëtor i tyre.

“Gruevski ka qenë i ftuar nga PSP-ja që të bëhet bashkëpunëtor i tyre, që t’ju japë informacione të dobishme, për disa bashkëpunëtor të tij, kurse në rend të parë janë Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Gordana Jankullovska dhe disa 2-3 të tjerë”, thuhet më tej nga bashkëbiseduesi i “Infomax.mk”, ndërkaq kanë njoftuar se Gruevski ka marrë edhe oferta për punë, të cilat i ka refuzuar, pasi që dëshiron fillimisht të adaptohet në Hungari.

Siç shkruan më tej, Gruevski ka folur vetëm për ikjen e tij, për situatën në VMRO-DPMNE, për raportin me kryeministrin aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev, për proceset që zhvillohen kundër tij, për azilin e tij, por nuk ka zbuluar se si e ka lëshuar Maqedoninë.

Sipas bashkëbiseduesit të afërt me Gruevskin, kryeministri Zaev nuk i ka ndihmuar që të arratiset për në Hungari.

Ndryshe, nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që Prokuroria ka konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë.

Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë kaluar kufirin.

Incizimet nga kamerat e sigurisë nga zyrtarët kufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë siguruar, ndërkaq prej tyre Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion mund të duket vetëm se si ka lëvizur vetura diplomatike me të cilën nga Shqipëria Gruevski ka kaluar në Mal të Zi dhe Serbi, deri në Hungari.

Në lidhje me atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi që pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), është çështje e këtij shtetit të BE-së. Ministria e Drejtësisë së Hungarisë ende nuk është deklaruar në lidhje me kërkesën e Maqedonisë për ta kthyer mbrapa të dënuarin Gruevski, të cilit autoritetet e atjeshme i kanë dhënë azil.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media