Gruevski nga selia e VMRO-së: Ali Ahmeti më dha një premtim

0-15.jpg

Sipas Gruevskit, në këto momente janë të plotësuara të gjitha kushtet për tu mbajtur zgjedhjet me 24 Prill, por pavarsisht asaj ata si komitet qendror i partisë kanë marrë vendim që zgjedhjet të mbahen me 5 qershor, edhe pse dihet se LSDM me cdo kusht dëshiron t’ju shmanget atyre.

Ai theksoi se ka marrë 4 garanca nga përfaqësuesit ndërkombëtar SHBA dhe BE se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshoj përsëri, nuk do ketë negociata të reja dhe nuk do ketë presion nga ana e tyre për ligjin për mediume. Ai theksoi se ka marrë edhe garancione të forta nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, se data 5 Qershor, nuk mund të ndryshojë më dhe se BDI do te mar pjese ne zgjedhjet e 5 Qershorit, pavarësisht se a do të marrë LSDM pjesë në to.

Ai e thiri Zaevin që të përballen në zgjedhje, ndërsa deri atëherë, ata mund të festojn fitoren, ndërsa në ditën e zgjedhjeve, do të përjetojnë humbjen më të thellë në histori./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top