Loading...

Gruevski: Vëllau i Zaevit më ofroi kompromis

largea_gruevski-31453283649.jpg

Sipas shkrimeve në gazetën hungareze Magjar idok, në kërkesën për azil që e ka dorëzuar Gruevski, ka shkruar se ka marrë ofertë nga njerëz të afërt të kryeministrit Zaev por ai e ka refuzuar.

“Kur tentoi ta shtyjë vuajtjen e dënimit, vëllai i kryeministrit Zaev dhe prokurori kryesor i kanë thënë se kërkesa e tij do të pranohet nëse i bind deputetët e partisë së tij të votojnë për amendamentet kushtetuse” shkruan gazeta, duke cituar pjesa të kërkesës së Gruevskit për azil.

Gruevski në kërkesën ka shtuar se jeta e tij është në rrezik dhe se është viktimë e përndjekjes politike. Ai është thirrur edhe në abolimin e Ivanovit, letrës së Komisionit për diskriminim dhe ka shkruar se PPS punon nën presion.

Në vendimin për azil, zyrtarët e Hungarisë kanë konfirmuar se ai nuk guxon të kthehet në Serbi dhe Mali të Zi për shkak se autoritete maqedonase kanë pasur relacione të mira me këto dy vende dhe se do ta dërgonin prapa.

Komentet
Top