Grupi parlamentar i “Besës” do të vazhdojë unik

2_273_0.jpg
Debatet dhe përplasjet në mes të anatëve të Lëvizjes “Besa” nuk do të ndikojnë në punën e grupit parlamentarë të kësaj partie, deklaroi deputeti nga rradhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
Ai tha se ngjarjet të cilat ndodhën ditët e fundit, janë çështje e brendëshme partiake dhe se grupi parlamentar nuk lejon të involvohet, por do të veprojë unik ashtu siç ka vepruar deri tani, konfrom programit, statutit dhe politikave që deri tani ka ndjekur Lëvizje “Besa”.
“Debatet që janë duke u zhvilluar Brenda Lëvizjes ‘Besa”, janë cështje që duhet ti trajtojmë brenda organeve të Lëvizjes “Besa” dhe ne nuk do të lejojmë që në asnjë mënyre grupi parlamentar të involvovet në cështjet e tyre. Pra ne si grup parlamentar do të vazhdojmë të jemi unik dhe nuk ka asnjë ndryshim në këtë drejtim”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes “Besa”.
Kryeri “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela I pyetur se me cilin krah të Lëvizjes Besa do të bashkëpunojë, tha se nuk do të përzihet në përplasjet e brendshme të asnjë partije dhe apeloi që kjo parti të mbledh forcat dhe të tejkaojë mosmarrveshjet brendapartiake në kongres.
Komentet
Top