Guinea, Iberia dhe Albania; vende gjeografike me emra të duplikuar

albaniaaa.jpg

Sa herë e kemi parë një hartë dhe jemi befasuar, kur kemi gjetur një vend, një rajon që ka një emër të njohur, por që nuk përputhet me pozicionin që dimë në hartë? Që nga antikiteti kanë ekzistuar vende me të njëjtin emër të ndarë nga shumë kilometra. Në disa raste duplikimi i emrave ka një shpjegim logjik, por në të tjerat është thjesht rastësi pavarsisht shumë legjendave që janë shpikur më vonë. Do të shohim tre raste veçanërisht interesante që sigurisht kanë tërhequr vëmendjen tuaj.

Guinea

A e dini sa Guine ka? Vetëm në Afrikë janë tre: Guinea Bisau, Guinea dhe Guinea Ekuatoriale. Në Paqësorin Perëndimor ndodhet Papua Guinea e Re, por gjatë historisë ka patur edhe vende të tjera me këtë emër. Në Wikipedia ka një listë prej 13 vendesh të quajtura Guinea. Duket se termi guinea është me origjinë portugeze, ose i përket mbretërisë së Ganës e vendosur në territorin aktual mes Malit dhe Mauritanisë. Shpjegimi tjetër është se gjeografët aplikonin në shek XVIII emrin e Guinesë në të gjithë bregun perëndimor të Afrikës. Ishte një emër i vendosur nga kolonizatorët europianë që edhe sot nuk ka gjetur domethënie. Ishulli i Guinesë së Re në Paqësor u emërtua kështu nga spanjolli Iñigo Ortiz de Retez në 1454, të cilit vendasit i dukeshin mjaft të ngjashëm me ata të bregut afrikan.

Iberia

Rasti i Iberisë është nga më të vjetrit dhe më befasuesit. Gadishulli i Iberisë ose Iberik, i ndarë sot nga Spanja dhe Portugalia kanë një emërtim ekuivalent në rajonin e Iberisë Kaukaziane. Grekët dhe romakët e njihnin si Iberi këtë rajon që zinte perëndimin dhe jugperëndimin e Republikës së sotme të Gjeorgjisë dhe ka shumë të ngjarë që për shkak të afërsisë për grekët të ishte i njohur para Gadishullit Iberik, të cilit edhe atij i dhanë emrin Iberi. Gjatë gjithë antikitetit dhe pjesërisht në mesjetë historianët ishin shumë konfuzë sepse i ngatërronin të dyja. Për këtë gabimi është i historianit çifuto-romak Flavio Josefo që pohoi se patriarku biblik i iberikëve ishte Tubali, djali i Jafet dhe nipi i Noes, çka çoi në mendimin se iberikët hispanikë vinin nga i njëjti Tubal. Në të vërtetë populli biblik i Tubalit ishte i vendosur në Gadishullin e Anadollit, në Turqinë e sotme.

Albania

Nëse do të vështroni hartën mirë do të shihni se në anë të Iberisë Kaukaziane ka një Albania, sigurisht nuk ka të bëjë me Shqipërinë që njohim përgjatë bregut Adriatik. Po ndoshta edhe ka. Emri i saj origjinal nuk dihet. Parthianët e quajtën Ardhan dhe persët Arran. Njihet si mbretëri qysh prej shek II para krishtit, derisa shumë pasardhës u integruan në Armeni në shek VIII. Ka nga ata që mendojnë se Shqipëria e sotme europiane të jetë formuar nga pasardhësit e shqiptarëve kaukazianë që zbritën si mercenarë në luftën kundër Venedikut, të instaluar aty nga Cari i Rusisë. Historianë të tjerë besojnë se janë pasardhësit e ilirëve të lashtë. (Burimi: Bota.al)

Komentet
Loading...
Top