Loading...

Hallakam te Shqipëria, dikush e refuzon ftesën e Panuccit, e disa tjerë nuk marrin leje nga klubet

auto_panuci11-470x33811504414109.jpg

Kombëtarja e Shqipërisë nuk po përjeton ditët më të mira të mundshme nën drejtimin e Christian Panuccit

Kombëtarja e Shqipërisë do të fillojë aventurën në kualifikmet e EURO 2020 me ndeshjet kundër Turqisë si dhe Andorras, raporton Periskopi.

Por, grubullimi i lojtarëve për këto dy takime bëri shumë bujë të madhe, dhe për këtë fajtori kryesor është diktatori Christian Panucci.

Ai fillimisht nuk e lejoi Strakoshan që të vinte një ditë me vonesë në grumbullim ani pse ky i fundit në ditën që do të duhej të grumbullohej Kombëtarja kishte ndeshje me Lazion dhe ishte në portë për 90 minuta.

Për të mos mjaftuar kjo më pas vjen refuzimi i Ermir Lenjanit për të luajtur për Shqipërinë. Ky i fundit me anë të një letre publike deklaroi që nuk do të vijë të Kombëtarja derisa Panucci të jetë në krye të skuadrës.

Por, kjo nuk është e tëra pasi dy lojtarë u lënduan, Lila e Binaku. Panucci ftoi Keidi Bare, por ky i fundit nuk u lejua nga klubi i Malagas që të grumbullohej me Kombëtaren. Fatin e njejtë të Bares e kishte edhe Rey Manaj i cili poashtu nuk u lejua nga klubi i tij, Granada.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media