Han: Urgjent të implementohet Marrëveshja e Shkupit

johanes-hahn-637x424.jpg

Vendimi i Presidentit Ivanov për anulimin e vendimit për të gjitha faljet kthen sundimin e drejtës në vend dhe i hap rrugën Prokurorisë Speciale që të vazhdojë me punën e saj të rëndësishme. Është ky qëndrimi i euro-komisionarit Johanes Han, menjëherë pasi presidenti Ivanov anuloi në tërësi vendimin për falje. Han gjithashtu ju bënë thirrje liderëve që urgjent të kthehen në bisedime dhe ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos. 

“Gjatë vitit të kaluar lidët e vendit kanë humbur shumë kohë. Është më urgjente se asnjëherë që ato të kthehen në tavolinë për ta implememntuar Marrëveshjen e Përzhinos, në mënyrë gjithëpërfshirëse. Në veçanti, veprime të shpejta dhe të besueshme duhet të merren në Reformat Prioritare urgjente, për ta rikthyer vendin në rrugën ku sundon ligji dhe në integrimet Euro-atlantike”, thuhet në qendrimin e Han-it.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top