Loading...

Hapen outlet për ushqim, çmime 70% më të ulëta!

supermarkets-750x430.jpg

Në shitoret outlet për ushqime shiten prodhime të cilave së shpejti u skadon afati. Këto shitore në botë funksionojnë tashmë sa vite, ndërsa së fundmi është hapur edhe në Zagreb, njofton Koha.
Ushqimet në këto shitore kryesisht shiten për 70% më lirë nga supermarketet tjera dhe janë të dedikuara për qytetarët e kategorisë së rënduar sociale, por jo rrallë shihen edhe qytetarë që duan ta kalojnë më lirë muajin. Bëhet fjalë për shitje të ushqimit që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të shiten në kohë.
Në Maqedoni, edhe pse realisht ka nevoje, ende nuk ka shitore në të cilën do të shiten produkte afati i të cilave është kah fundi. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës harxhimet e jetës në nëntor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2016 kanë shënuar rritje për 2.2 %, ndërsa çmimet me pakicë për 4.6 %.
Njëherit është paralajmëruar se në janar do të paguajmë më shtrenjtë ujin, bukën dhe derivatet. Qytetarët vlerësojnë se kjo rritje do të ndikojë dukshëm edhe ashtu në xhepat e zbrazur të tyre.

Komentet
Top