Loading...

Hapet “Mulliri vjetër” në Tetovë – VIDEO

1656029_640774372643192_765633002_n.jpg


Më në fund nga nesër e premte ( ora 07:00 ) hapet në Tetovë kafe-shitorja e njohur “Mulliri i vjetër”. Brendi i njohur nga Tirana ka vendosur që të fillojë me punë edhe jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur Tetovën si fillim për shtrirjen e saj në Maqedoni.

Coffee Shop and Company “Mulliri i vjetër” në Tetovë përveç dhjetëra llojesh të kafes, dhjetëra lloje çajrash, mund të gjeni edhe lëngje 100% natyrale, biskota, kroasan, akullore dhe ëmbëlsira të ndryshme. Ju aty mund të bleni të bluar kafenë tuaj turke për në shtëpi, një shije ndryshe deri tani.

“Mulliri i vjetër” gjendet afër Xhamisë së Pashës në Tetovë, një vend i ngrohtë për të kaluar kohën me shoqërinë apo familjen tuaj. Më poshtë keni një video të shkurtë nga hapja solemne sonte.

Komentet
Top