Loading...

Haradinaj: Tarifën e heqim vetëm pas garancës për njohje të Kosovës

Ramush-Haradinaj.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht tarifën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, për një marrëveshje përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke.
“Përderisa kemi vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të para-dakorduar dhe garanci ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë së është thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor të vitit 2018, pati vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet nga Serbia. Me një vendim tjetër, Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, vendosi tarifën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe kjo u bë shkak që autoritetet serbe të vendosin që të mos vazhdojnë dialogun në Bruksel, deri në heqjen e kësaj tarife./REL/

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media