Harrison Ford në gjendje kritike – FOTO

088.jpg

Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pasi u rrëzua me një aeroplan të vogël me të cilin ishte duke shëtitur në Venice, Kaliforni. 72-vjeçari aksidentin e pësoi në një fushë të Golfit rreth orës 2:30 sipas kohës lokale.

Autoritetet kanë njoftuar për mediat lokale se aktori është transportuar në spital në gjendje kritike pas një traume të pësuar. Nuk dihen arsyet e rrëzimit të “Indiana Jonesit”, por kjo nuk është hera e parë që aktori ka pësuar aksidente të tilla.

Gjatë një fluturimi trajnues në tetor të 1999-ës, helikopteri që pilotohej nga Fordi ishte rrëzuar në Santa Clarita, por aktori së bashku me instruktorin e tij kishin shpëtuar, edhe pse helikopteri ishte shkatërruar tërësisht.

0a

0b

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top