Loading...

Havari njerëzimi 

thumbnail_FOTO-NEXHAT.jpg

Autor: Nexhat Bexheti.

Duke hecur nëpër rrugën e qytetit tim Universitarë, rrugë të grisura me gropa gropa, dikush do të thonte rrugë shtigjeve të Dhijëve. Nuk i njihja këmbët e mija të fëlliqura deri në gjunjë me baltë. Ky shi i cili bie sikur ma ngjallën kujtimin e një tregimi për një hakmarje deri në vdekje. Une më edhe nuk ankohem,e jetova më tepër se gjymën e jetës. Rënkoj për të rinjtë, dhe dua tu tregoj se dikur shiu binte me romansë, Simfoni me ritmin e Valcerit, e qetsonte shpirtin, jo të tërbojë e të rrezikojë jetëra dhe të shkatrojë shtëpi e bujqësi.

I fëlliqur me baltën e qytetit tim nxitojë si obligues, ku nëpër rrugët e njejta të këti qyteti nxitojnë njerëzit në ngjajshmëri si nëpër damarët e muskujve, ku nxiton duke qarkulluar Gjaku që sa më shpejtë ti mbajë gjellë qelizat e trupit që me suksesë ti ushqejë që ta kryjnë detyrën për funksionalitetin vital të trashëguar nga gjenet të cilat na i ka mishërue nëna e jonë me dashuri. Jo gjithmonë fëmijët lindin nga dashuria !

Në këtë Gjeografi të shkruar nga Historia, Demografia i falëmderohet me zili kalimtarëve të rastit të cilët kaluan këndej pari. Me qëllim, apo pa plan, me dëshirë apo pa dëshirë. Me lotë për faqe dhe mllefe na kanë lindur vllezër dhe motra. Ndoshta sot historia donë të na bëjë me dije duke i nxjerë për mejdani mistikën që na të shofim se si ka luajtur me ne Historia, të cilës ja kemi pa sherin që pesë mijë vjetë. E vëmë gishtin në mende dhe me gojë hapur i vështrojmë , dhe i numrojmë veset Veremlie, të cilat nuk na ngjajnë si vese tradicionale janë anti gjenetike me të cilat ne dallojmë nga ardhacakët. Por me veprimet tona si duket, edhe na bashkojnë po edhe ua tejkalojmë për nga poshtërsia të cilën e teatrojmë pa regjisor.

Një i njohuri im ka lindur nga dashuria e mjekut ndaj hulumtimit shkencorë, që sa më shumë të gëzohen nënat. Shumica e brezit të ri duan të bëhen prindër por duke i pakapërcyer ciklet biologjike, nga të cilët e humbin kohën angazhuese gjer sa të bëhen Nëna, lindje pa dhimbje . Për ta mbajtur hapin me tjerët pjesëtarë të sojit të vetë të cilët pjesëtarë që moti e kanë braktisur sojin dhe se dinë kush janë, nga erdhën, dhe nga do shkojnë? Vetëm e vetëm të zbatojnë veset e posa zbuluara, nga rethi që të mos duken të pakulturuar, apo zbatimin e siber programeve të vetinstaluara me dëshirë që tu përgjigjen qarqeve të rethinës.

Trishtimi në ethe më shëndrohet , djersë të ftohta në ballë më dalin. Gjumi natën më zgjon,dhe ëndrat në ankthë më shëndrohen, se si do të duhet ti shofë gjithë këta marina, dhe të më

memorohen pa dëshirë, e të më rëndojnë pëlhurën periferike të trurit. Të gjithë këta realitete, po që s’mi donë truri, dhe syri nuk mi don ti shofë, te kjo rini.

Para një çasti më kaluan para syve një turmë kaotikë e disa të rinjëve duke u zgërdhindur me buzqeshje Zirkoni, buzët qoshë më qoshë sa që nuk u grisën, e në mesin e tyre edhe buzëfryra Silikonike, dhe të shpuara, të dalldisura pas sojit të Majmunit, sigurisht u pengonte trashëgimia gjenetike njerëzore e nanës, apo dyshimi më thotë nga një rezultat hulumtues laboratorikë. Të lindur pa dashurinë prindore, të ritur pa qumështin e nënës. Rrethi jetësorë është vënë në rezik, kontaminimi në skajëshmëri gjer pas bregut.

A ka ndonjë nga ju të më tregojë ku janë humbur? Apo vallë mos kanë udhëtuar dikundë largë mysafirët, të cilët më nuk e cingrojnë zilen e shtëpisë, e gjora zile dikur u digjte nga cingrimet e sot digjet nga haresa.

Kur e shiqoj kopenë e dhenve të grumbulluara, sa mirë që nuk janë njerëz se do të shpërndaheshin pikë e pesë. Ujku më ka hyrë në mesin urban, rreziku nga egërsira na ndjek në çdo hapë dhe në mjediset jetsore, qytetrimi në rezik.Është i kontaminuar ideologjikishtë mbrapshtë Urbanizmi, të largohemi se nuk i dihet.

Nuk do kenë të sosur Gaçkat për njeriun, sa e sa vite do të kalojnë e Gaçkat do formulohen dhe përshtaten vaktit, dhe sojeve njerëzore, duke kërkuar përgjigjen s ‘do linde njeri që do të dije se ç’duhet bërë, sepse koha e kotnive rotullohet, njerëzit ndrohen.

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media