Hazard do trofeun e Champions League

hazard-ronaldo-681x375.jpg

Futbollisti Eden Hazard mendon se ka ardhur koha që Chelsea të fitojë trofeun më prestigjioz evropian, Champions League “Si lojtar, ti kërkon të luash në Champions League, por vitin e kaluar na duhej ta shihnim nga TV.

Kjo nuk është një ndjesi e mirë. Jemi të lumtur që jemi rikthyer. Ky vit është shumë i rëndësishëm. Unë kam fituar titullin e Premier League, Ligue 1 po ashtu, kam fituar kupa por lojtarët e mëdhenj duan të fitojnë Champions League. Tani ka ardhur koha.

Jemi gati”, ka thënë Hazard. Futbollisti beson e shpreson se Chelsea ka forcë të luftojë në të gjitha frontet gjatë këtij edicioni.

Komentet
Top