Loading...

Hazbi Lika dhe Kreshnik Bekteshi largohen nga Qeveria

BDI_Selia.jpg

Ministrat e BDI-së si dhe zëvendësministrat dhe funksionarët e tjera kanë marrë kritika të ashpra nga kryesia qendrore e partisë, thotë për FlakaNews një zyrtarë i lartë i partisë së Ali Ahmetit.

Më të kritikuarit ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për punën e deri tanishme në Qeveri. Vërejtje, por më të vogla ka pasur pothuajse për të gjithë ministrat e BDI-së, nga ana kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët si dhe mosparaqitja e tije ne pune nga maji i ketij viti.

Vërejtje të shumta ka pasur edhe për ministrin e ekonomisë Bekteshi si nje nder ministrat me
te kurruptuar deri me tani , kurse më kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku.

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti pas nje jave i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministris se ekonomis Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media