Historia e familjes Xhaka: Prej burgut të Ragipit deri tek përballja e Ligës së Kampionëve

auto_100384950-the_xhakas-sport-xlarge_transKYmB98HZXF6i9bLiBqfC-TDC3Z_MGy0c2EgWsFix-NU1474958297.jpg

Xhaka më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Francë këtë vit.

“Isha paksa i frikësuar, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni tek loja”, rrëfen mesfushori i Baselit.

Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë.

Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg, raporton Insajderi, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës.

Kur ai u lëshua nga burgu, u nisë me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindur Taulanti dhe Graniti.

Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali.

“Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshje nganjëherë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi tek ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që reprezenton Shqipërinë.

Taluanti shpreson që ta takojë vëllanë e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Baselit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë.

“Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që do të fitojmë ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.

Komentet
Top