Loading...

Holanda kthen vizat për shqiptarët? Parlamenti voton pro

1521728167_928408_1521729905_noticia_normal.jpg

Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit me votat e shumicës së deputetëve kanë votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga një prej gazetave më të mëdha në Holandë, e cila ka publikuar vendimin e marrë sot nga Parlamenti.

Partitë që kanë votuar pro këtij vendimi janë CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie. Ky votim është pavarësisht faktit se ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok tha në një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë. Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.

Kërkesa për vizë për shqiptarët u anulua në vitin 2010, por prej asaj kohe mumri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë që atëherë është rritur gjë që ka bërë që të kthehet edhe njëhërë regjimi i vizave.

Anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë. Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media