Hololens behet realitet

jpeg-7-1024x768.jpg

Projekti ambicioz i Microsoft, “Hololens” është realizuar. Teknologjia që ndërton holograme në bazë të një ndërthurjeje mes realitet dhe virtualitetit, ka dalë në shitje.

Në faqen zyrtare të Hololens kuptohet se është thjeshtuar procedura e kërkesave për ta blerë, por sërish mbetet një produkt që është ende shumë larg masave.

Pajisja, e përdorur edhe nga NASA për të ndërtuar hologramin e Marsit, kushton plot 3 mijë dollarë dhe objektivi i Microsoft për momentin janë vetë agjencitë shtetërore amerikane, korporatat dhe bizneset e mëdha që janë të interesuara.

Megjithatë, kjo nuk përjashton që porositë nga individë. Kushdo që ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, nëse përballon çmimin në fjalë, mund ta porosisë atë, ndërsa për pjesën tjetër të botës duhen pritur edhe disa ditë.

Pritshmëritë për teknologjinë në fjalë janë që ajo të zëvendësojë pajisjet ‘fizike’ të kompjuterave aktualë. Pra në të ardhmen të mos kemi më monitor, mause apo tastjerë, por të ‘ëndim’ me gishta në holograme.

Microsoft deklaron se po punon për të nxjerrë një produkt më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët për konsumatorët, por pa bërë me dije shumën me të cilën do të hidhet në treg.

Komentet
Loading...
Top