Loading...

Horoskopi i dashurisë… dhe i seksit!

zoodiakfa.jpg

Akrepi që josh Bricjapin, Dashi që digjet nga pasioni për Luanin, Peshku fiket fare nga Shigjetari… Zbulo me horoskopin e seksit se cila shenjë e ndez dëshirën dhe cili kthehet në varr të dashurisë

Luani në dashuri
Profili seksual i shenjës më kërkuese të zodiakut
23 korrik – 23 gusht
Seksi për Luanin është një instrument për të ushtruar pushtet dhe për të vënë në provë karakterin e shdritshëm dhe të mrekullueshëm. Nuk është Luani ai që bën seks me të tjerët, janë shenjat e tjera të horoskopit që kanë fatin të bëjnë seks me një qenie kaq të kompletuar. Si shenjë zjarri që është, është pasionant nga natyra. Seksi për të është një akt bujarie që e përfton vetëm ai që zgjedh Luani, që nuk I do të gjithë. Mbartës i një egoje të jashtëzakonshme, shumë kërkues, ai është ndërkohë i aftë të japë pa u kursyer.
Mbreti dhe mbretëresha e pyllit janë gjithmonë me oreksin të pangopur: manuali i Kamasutrës është një libër i shkollës fillore për të lindurin e kësaj shenje. Që nga pjesa përgatitore edhe deri tek kulmi, çdo gjë duhet të jetë e përkryer, që nga zgjedhja e muzikës e tek mbulesa e shtratit, ai do krijojë ambientin e përsosur si film. Nuk bezdisen fare nëse të tjerët i shikojnë, përkundrazi, të udhëhequr nga Dielli, planet i atyre që u pëlqen të shfaqen, edhe seksi mund të konsiderohet si një pjesë e imazhit të plotë, një terren ku mund të shfaqësh superioritet si fizik ashtu dhe shpirtëror.
A mund t’ju zhgënjejnë? Mos e thoni këtë as për shaka. Ka gjithmonë kohë për t’u përmirësuar. Të përmirësoheni ju domethënë. Luani dhe Luanesha janë të përkryer ashtu siç janë.
Këshilla seksi
Shenja po: Luani, Binjakët, Peshorja
Shenja jo: Demi, Bricjapi, Dashi
Lëvizja magjike: t’i bëni lavde pa masë
Për t’u shmangur: kritikat apo pyetjet për moshën.

Virgjëresha në dashuri
Profili seksual i shenjës më të arsyeshme të zodiakut
24 gusht – 22 shtator
Udhëhequr nga Mërkuri, planeti i inteligjencës, Virgjëresha ashtu si dhe Binjakët e jeton seksin para së gjithash duke vënë trurin në punë. Ka raste madje që duket sikur zemra nuk hyn fare në punë këtu. Bashkë me Akrepin, ajo është një shenjë e devotë ndaj jetës single, e jeton seksin për atë që është dhe mund të krijojë një distancë emotive të jashtëzakonshme, pothuajse si pornografi.
Në një jetë të mbushur me impenjime profesionale, seksi nuk merr prioritet. Sidomos nëse Virgjeresha nuk ka shpënë deri në fund gjithë punët që ka marrë përsipër. Mos u përpiqni ta bëni befas për vete. As nuk do ta bindni, as nuk do ketë dëshirë. Nënse e ka ndarë mendjen që përshembull ajo është nata e kinemasë apo e kalçetos, nuk mund të ikë që aty e të shkojë drejt kënaqësisë së trupit. Ama në ditën e caktuar, pasi e ka programuar, mund t’u kushtohet këtyre qejfeve. E mërzitshme, ëëë? Aspak. Sepse Virgjëresha cinike është një makinë seksi e paparë. E devotshme dhe gjithë intuitë, është e aftë për perversitete nga më kënaqësiprurëset, pa minimumin e rrezikut sentimental. Përtej pamjes prej çuni të mirë apo zyshe shkolle, fshihet një shpit prej vrasësi serial, i fiksuar pas gjërave të vogla. Mund të vinte në shtrat me ju përshembull edhe nëse do t’i pëlqente vetëm forma e brrylit.
Këshilla seksi
Shenja po: Demi, Peshqit, Bricjapi
Shenja jo: Binjakët, Ujori
Lëvizja magjike: të tregosh që të pëlqen gjithçka që bën Virgjëresha e të përdorësh ironinë
Për t’u shmangur: ngatërresat sentimentale

 Peshorja në dashuri
Profili seksual i shenjës me hedoniste të zodiakut
23 shtator – 22 tetor
Shenja më e bukur dhe estete e zodiakut është një surprizë e vërtetë sa i takon seksit. Aspak e thjeshtë, si gjithë shenjat e tjera dyshe, ka një karakter të dyfishtë, e aftë për shumë kontradikta dhe shpesh e pakuptueshme. E udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe bukurisë, Peshorja nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ta konsiderojë jetën si një shumë e momenteve të kënaqësisë, kënaqësisë dhe të tjera kënaqësish. Duke kërkuar të përkryerën dhe bukurinë, mbetet një shenjë moraliste dhe që e vlerëson pamjen e jashtme.
Një dandy që gjithë elegancë jeton monogaminë, por që thellë thellë fsheh tradhtarin, thjesht sepse ka dëshirën që t’i pëlqejë të tjerëve. E megjithatë ka një natyrë mjaft sentimentale, bujare dhe me sensin e të drejtës: jep aq sa i japin, provon kënaqësi nëse tjetri provon kënaqësi.
Mënyrat e tij të joshjes arrijnë të bëjnë të ndihen mirë edhe zemrat më të ftohta dhe mosbesuese. E pamundur të mos biesh pre e bukurisë së tij. Edhe pse… a duhet vërtetë të zhvishesh? Për këtë shenjë pamja e jashtme ka rëndësi të dorës së parë dhe veshjet janë pjesë e pamjes së jashtme, edhe kur vjen puna tek shtrati.
Këshilla seksi
Shenja po: Luani, Shigjetari, Demi
Shenja jo: Gaforrja, Peshqit, Bricjapi
Lëvizja magjike: luleshtrydhe dhe shampanjë
Për t’u shmangur: veshja pa stil, sidomos çorapet e bardha

Akrepi në dashuri
Profili seksual i shenjës më fatale
23 tetor – 22 nëntor
Ekstremist, plot pasion dhe seksi. Mjafton një vështrim për të kuptuar që një Akrep është një minë shpërthyese, i rrezikshëm dhe sensual. Përgjegjësia e të lindurit Akrep i shpie të lindurit e kësaj shenjë drejt një maske prej joshësi dhe joshësesh, dhe këtë janë gati ta bëjnë në çdo çast të ditës. Seksi për të është një ide fikse, por është dhe thembra e tij e Akilit.
Vetëm i njëtrajtshëm dhe i thjeshtë që nuk ëshët: Akrepi e jeton aktin seksual në mënyrë të komplikuar dhe të errët. Sepse seksi nuk është kurrë vetëm seks. Eshtë vetë jeta e tij, mënyra se si shfaq veten, se si vështron botën. Akrepi bën seks sidomos larg shtratit, ndërsa flet, punon, udhëton, gatuan.
Në momentin kur do ta gjeni veten të përfshirë me një njëri të tillë do t’ju duket sikur po shkelni në një mjedis të rrezikshëm dhe të panjohur, ku asnjë nuk është siç duket. Ku nuk mund të kthehesh pas. Akrepi i kalon kufijtë, i pëlqen të shkojë përtej dhe seksi është mjeti i tij i provës.
Eshtë mbretëria e aktorëve të filmit që ngjallin dëshira dhe e femrave fatale që janë të zonjat për t’u paraqitur sa më të bukura. Akrepi kënaqet duke lozur me prenë e tij, duke e zgjatur e zgjatur çastin kur do marrë kënaqësinë. Ndaj rezistojini, se ka për të qenë e mrekullueshme. I fiksuar pas objektit të tij të dëshirës, Akrepi do jepet pastaj me mish e me shpirt.

Këshilla seksi
Shenja po: Bricjapi, Gaforrja, Demi
Shenja jo: Luani, Ujori, Dashi
Lëvizja magjike: të bësh në vende të pazakonte. Dhe njdonjëçik sadomazokizëm
Për t’u shmangur: mërzia dhe përsëritja

Komentet
Top