Horoskopi i vitit 2016 për anën financiare: Karriera dhe paratë për secilën shenjë

2016-finance-625x350.jpg

A do të jetë 2016-a viti i zhdukjes së shqetësimeve financiare? A kemi në horizont ndonjë fitore llotarie? A do të nisim ndonjë punë të re? Apo do të duhet të shtrëngojmë dorën përsa i përket parave. Ky është horoskopi financiar për vitin 2016:

Dashi

ariestat

Marsi në zonën tuaj financiare gjatë dy muajve të parë të vitit shton disa energji në përfshirjen tuaj në çdo formë të ardhurash e shpenzimesh.

Mos u grindni me partnerin tuaj gjatë gjysmës së dytë të muajit mars, por ndërmerrni një strategji për ruajtjen e parave. Jupiteri favorizon zhvillimin tuaj në karrierë gjatë muajve qershor dhe shtator. Një eklips diellor më 1 shtator do të sjellë një rritje apo promovim në rrugën tuaj.

Edhe pse ndikimet do të jenë të përziera në vjeshtë, do të përqendroheni nga gjërat pozitive. Sigurohuni që të vini në përdorim të gjithë potencialin tuaj prej lideri. Në fund të vitit prisni t’ju vijnë mundësi me shumë fitime.

Demi

taurustatTetë muajt e parë  të vitit do të jenë pozitive për ju përsa i përket anës financiare, por duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Një mundësi karriere apo një çmim për një punë të bërë mirë mund të jetë juaji në muajin janar.

Do të befasoheni nga shpërblimet shoqëruese financiare e material. Qëndroni me këmbë në tokë veçanërisht mes muajve mars e maj. Tregohuni të kujdesshëm ndaj mundësive financiare gjatë muajit qershor.

Eklipsi hënor në mes të gushtit do t’ju sjellë një mundësi të mirë karriere. Edhe pse ndërrimi i fushave është i frikshëm, ai është gjithashtu stimulues.

 

Binjakët

geminitatHidhni një vështrim për mundësitë e fshehura, ndërkohë që nis viti i ri. Udhëtoni, zgjeroni edukimin tij, apo merrni një trajnim më të avancuar në të gjitha fushat e bërjes së parave.

Eklipsi diellor në fillim të muajit mars do të sjellë një përparim në jetën tuaj profesionale.

Merrni pjesë në konferenca, seminare gjatë muajit prill e maj sepse aty do të takoni njerëz me ndikim. Do të lini një përshtypje të shkëlqyer tek punëdhënësit, apo kontaktuesit e biznesit. Pra sa më shumë kontakte të keni, perspektiva aq më e mirë do të jetë për ju. Ide brilante do të jenë frytdhënëse për ju në fund të vitit të ri.

Gaforrja

cancertatQëllimet e juaja mund t’i mbani lart për tetë muajt e parë të vitit ku karriera juaj dhe situata financiare nuk do të jenë fort të mira. Megjithatë praktikat e punës do t’ju japin një dorë, dhe partnershipet profesionale do të jenë me dobi për ju.

Mbështetjet nga krahë të ndershëm do t’ju sjellin një mundësi të mirë në muajin prill. Mundësitë e të bërit para nuk duhet t’i lini vetëm në dorë të fatit, por duhet t’i gjëmoni ato.

Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Një rastësi me fat do t’ju sjellë një shumë të mirë parash në muajin shtator.

 

Luani

leotatMe Jupiterin në zonën tuaj të të ardhurave dhe Neptunin që intensifikon vlerësimin tuaj të bukurisë dhe arteve, dhe një fat i mirë financiar mendohet t’ju shoqërojë në 8 muajt e parë të vitit. Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe jo t’i merrni gjithnjë gjërat si falas.

Ka një rrezik të vogël nga mania juaj për të mbishpenzuar për darka, festa apo qejfe gjatë periudhës nga janari deri në maj. Një eklips diellor në fillim të marsit do t’ju sjellë disa të ardhura bonus.

Tregohuni të kujdesshëm me financat e përbashkëta gjatë gjysmës së fundit të marsit, sepse Jupiteri e Neptuni ndonjëherë kërkojnë dorë të fortë për rezultate më të mira.

 

Virgjëresha

virgotatShpërblimet në fillim të vitit do të vijë falë punës, dedikimit dhe talentit tuaj. Venusi në zonën e karrierës suaj gjatë fundit të shkurtit do t’ju ndihmojë të tregoni aftësitë tuaja tek njerëzit e duhur.

Eklipsi diellor në muajin mars do t’ju sjellë një sfidë karriere shumë emocionuese. Nuk do ta keni të vështirë të merrni vendime nëse mbani një gjendje finaciare të mirë. Mërkuri në shenjën tuaj në muajin gusht do t’i bëjë idetë e juaja më të qarta. Venusi dhe Jupiteri do t’ju mbështesin në marrëdhënie të reja apo përmirësime në marrëdhëniet romantike ekzistuese, përveç përmirësimit të anës financiare.

Magnetizmi juaj personal në shtator do t’ju lejojë të lëvizni male. Nëse jeni të motivuar, një lëvizje e zgjuar do t’ju sigurojë një punë të mirë. Me Uranin në zonën tuaj të financave, burimet e parave në vitin 2016 do të mund të shkojnë në çdo drejtim.

Peshorja

libratatNë fillim të këtij viti do të mund të fitoni nga fati i partnerit që keni. Një mundësi karriere në muajin mars do të vijë për shkak të ndikimit të një miku të rëndësishëm ose do të shpërbleheni për shkak të punës së mirë që keni bërë në të kaluarën.

Shtytja e ideve personale në punët mjedisore do t’ju sjellë disa rezultate dinamike në muajin prill. Duke marrë pjesë në sipërmarrje për mbledhje fondesh apo evente bamirësie do t’ju shërbejë të për rritjen e mirë të figurës suaj.

Investimet dhe spekulimet për ju nuk do të jenë të favorshme deri në mes të vitit 2016. Këshilla më e mirë është të jeni të sigurtë në atë që bëni dhe mos të ndërmerrni shumë aventura të rrezikshme

Akrepi

scorpiotatÇështjet e parave janë të paqëndrueshme për ju gjatë katër muajve të parë të vitit. Në disa raste do të jeni të mbushur me para cash kurse në raste të tjera do të vuani për të paguar faturat.

Një ripërtëritje e gjendjes financiare në muajin maj do t’ju bëjë të jeni më të konservuar përsa i përket investimeve dhe me shumë mundësi do të keni një rritje të të ardhurave. Një bashkim i planetëve në zonën tuaj financiare në muajin qershor ndikon marrëveshje të rëndësishme të parave që burojnë nga marrëveshje të përbashkëta apo transaksione pronash.

Blerja apo shitja e pronave mund të përmirësojë situatën tuaj financiare. Puna dhe besnikëria juaj do të shpërblehen me një rritje apo shpërblim në fillim të dhjetorit.

Shigjetari

sagittariustatTendencat e përziera financiare në vitin 2016 do të sjellë një balancim të karrierë dhe parave tuaja. Në fillim të vitit, gjatë muajit janar, kur Mërkuri ndodhet në zonën tuaj të të ardhurave, do të kuptoni që paratë nuk mbillen si pemë dhe se për t’i fituar ato do t’ju duhet shumë punë.

Një kthesë dinamike gjatë muajit mars do të sjellë përfitime të freskëta financiare. Konkurrenca në vendin e punës do të jetë e ashpër por një ekzekutiv i fuqishëm do t’ju ndihmojë të nisni një punë të mirë. Ndonjëherë do t’ju duhet të punoni shumë për të provuar vlerën tuaj, dhe kjo do të jetë njëra nga ato herët.

Përfitoni nga një udhëtim pune për të krijuar kontakte. Bamirësia do të funksionojë për ju si një mënyrë e mirë për të hyrë në një fushë të re karriere.

Bricjapi

capricorntatSigurohuni që keni pasaportën ende në funksion dhe bëhuni gati për një mundësi të madhe për të udhëtuar apo studiuar jashtë shtetit. Mos kini frikë të merrni një hap drejt të panjohurës. Merrni frymë thellë dhe përballuni me të renë. Përqafoni mundësinë për të zgjeruar horizontin tuaj dhe do të hyni në një nga fazat më të dobishme të jetës suaj.

Një eklips hënor gjatë muajit shtator do t’ju sjellë motivim profesional. Përfshirjet në projekte pune të rëndësishme do t’ju çojnë drejt një drejtimi të ri në karrierë.

Marsi dhe Platoni në shenjën tuaj gjatë muajit tetor do t’ju ofrojnë një rritje të vetëbesimit e kurajos, për të shfaqur aftësitë tuaja të vërteta në rrethana të ndryshme. Një punë e re do t’ju lejojë të përdorni mirë burimet e juaja që do t’ju sjellin një situatë financiare të sigurtë.

 

Ujori

aquariustatDisa indikacione të rastësishme në vitin 2016 do t’ju tregojnë se paraja nuk fitohet lehtë, dhe aq më tepër kur nuk punon shumë. Mund të keni shpenzime të tepruara në muajin shkurt e maj, por nëse bëni një përpjekje në kursim, shpërblimet financiare do të nisin nga mesi i muajit korrik.

Paratë që do t’ju mund të vijnë nga një testament apo trashëgimi, nuk do të jenë as shumë sa prisni. Megjithatë, me shumën e marrë, mund të blini një makinë, një kompjuter dhe ndonjë mjet tjetër të dobishëm.

Kini kujdes me shpenzimet tuaja nga 25 marsi deri më 13 gusht, gjatë kohës që planeti Saturn është në zonën tuaj të miqësisë. Lajme të mira financiare do të vijnë për ju në muajin shtator.

 

Peshqit

piscestatNjë promovim i mirë do të nisë vitin tuaj 2016 pas një pune fantastike që do të impresionojë shefat tuaj e do t’i shtyjë ata t’ju shpërblejnë.

Marrëveshjet financiare me të tjerët mund t’ju shkaktojnë tensione emocionale në muajin mars. Mos jepni dhe as mos merrni para hua gjatë kësaj kohe. Financat e juaja mund të luhaten në muajin prill kur një trio planetësh të bashkohen në zonën tuaj të të ardhurave. Ditët e mira ekonomike për ju do të nisin po këtë muaj.

Hëna e re gjatë muajit gusht do të sjellë një kapitull të ri në historinë tuaj të karrierës. Nëse dëshironi të nisni një regjim të ri shëndetësor, muaji dhjetor do të jetë shumë i mirë për ju.

Komentet

Leave a Reply

Top