Loading...

Hotel Agropolog: Një eksperiencë ndryshe e komoditetit hotelerik – FOTO

hotel-agropolog-tetovo.jpg

Në 7 km nga qyteti i Tetovës dhe vetëm 29 km nga kryeqyteti i Shkupit , i shtrirë rrëzë Pollogut, si projekt i rradhës nën hijen e brendit Agropolog, Hotel AGROPOLOG paraqet detalin më të çmuar të hotelerisë së Tetovës.

Në shërbim të klientëve! Parimi kyç i ndërtimit të bizneseve të këtij brendi.

Biznesi i restauranteve është biznes që është i lidhur direkt me qasjen dhe shërbimin ndaj klientit. Si do të shërbehet klienti? Çka do të ofrohet? Sa klienti do të jetë i mikpritur? – janë parimet kyçe të cilat definojnë suksesin e një biznesi hotelerik.

I pozicionuar në një distancë funkcionale nga qendra e qytetit, por në qasje të drejtëpërdrejtë me damarët kryesorë të qarkullimit të trafikut, hoteli Agropolog ofron një qëndrim të përshtatshëm si për qëndrime afatshkurte ashtu edhe për qëndrime afatgjate. Përzgjedhja është nga dhoma luksoze e deri tek apartamente private, si dhe një meny e begatshme e Restaurantit. Hoteli bashkë me restaurantin janë të hapura për mysafir 24 h, pa ndërprerje.

Ndeshja me kualitetin e këtij objekti fillon që nga qasja e recepciont, pritja në foaje, rezervimi, shoqërimi në dhomë e deri tek dorëzimi i valixheve. Një eksperiencë e përkryer e cila eliminon të gjitha paragjykimet të cilat egzistojnë për qëndrimin në hotel. Përpos kësaj, Agropolog i kushton rëndësi të madhe sigurisë së klientëve, duke ofruar hapsira të parkingut me monitorim, gjatë të gjithë qëndrimit.

Privatësia, korektësia e stafit janë te paevitueshme. Themeluesit e Agropolog nisen nga qëllimi që të ofrojnë një hotel që do të plotësojë nevojat e secilit vizitorë, për një qëndrim të rehatshëm dhe komod.

1 4 8 img-1 6 8 (1) 11 12 16 17 18

 

PR TEKST

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media