Huawei Enjoy 7 Plus në Evropë vjen si Huawei Y7

auto_36000-0f087590_945_556-11495026922.jpg

Huawei është njëra nga kompanitë e para që kanë prezantuar linjën e telefonave premium për vitin 2017.

Kompania tash përfundimisht mund të bartë fokusin edhe në kategori tjera.

Telefoni i radhës në linjën Huawei është Huawei Y7. Ky është telefoni më i ri i kompanisë nga buxheti i serisë Y, i cili më herët ishte prezantuar në Kinë si Enjoy 7 Plus. Huawei Y7 ka ekran 5.5 inç HD 2.5D, procesor me tetë bërthama Snapdragon 435 (4 x Cortex A53 1.4GHz + 4 x Cortex A53 1.1GHz) me GPU Adreno 505. Telefoni ka 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe microSD deri në 128GB hapësirë shtesë për ruajtjen e të dhënave.

Telefoni ka kamerë kryesore prej 12MP, derisa kamera për selfi është 8MP. Po ashtu, pajisja ka dual SIM (nano + nano/microSD), sensor për skanimin e gishtërinjve, bateri 4000mAh dhe softuer Android 7.0 Nougat. Tash për tash nuk dihet çmimi i telefonit Huawei Y7

Komentet
Top