Loading...

Huawei Mate X, smartphone i përthyeshëm që sfidon Samsung

huawei-mate-x-mwc-7-300x196.jpg

Gara për gjeneratën e ardhshme të smartphone-ve në evoluim, të menduar për të shfrytëzuar dimensionet e ekranit për fotot dhe menaxhimin më të mirë të aplikacioneve ka nisur zyrtarisht.

Huawei zbret në fushën e telefonave foldable (të përthyeshëm), me Huawei Mate X. Kur telefoni është “i mbyllur”, d.m.th kur përdoret në dimensione më të vogla, ka ekran 6,6 inç, i mjaftueshëm gjithsesi. Nëse ekrani hapet, bëhet një tip tablet-i, me ekran 8 inç. Kjo teknologji ka marrë patentë. Richard Yu, kreu i divizionit të konsumit në Huawei, ka shpjeguar në skenën e Mobile World Congress në Barcelonë, se ky është fryt i një pune kërkimore dhe zhvillimi prej tre vjetësh.

Huawei Mate X do të dalë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe do të kushtojë 2.299 euro. Është e natyrshme të bëhet menjëherë një krahasim me Samsung. Telefoni i Samsung, i cili u prezantua pak ditë më parë, do të kushtojë 2 mijë euro dhe do të dalë në treg në maj.

Javët e fundit duhet të kenë qenë të ethshme në selitë qendrore në Seul dhe në Shenzen, për të mbërritur të parët dhe për të pasur parametrat më të mirë. Megjithatë çdo vlerësim është disi i parakohshëm. Ndryshe nga Fold (Samsung) i cili ka dy ekrane, Huawei Mate X ka vetëm një ekran, 6,38 inç. Duhet thënë se të dy modelet janë avangardë, si për teknologjinë, edhe çmimin.

 

 

Gjatë prezantimit të Huawei Mate X, gjë të cilën e ka kthyer në traditë tashmë, Huawei i kushtoi hapësirë edhe krahasimit me Apple dhe Samsung. Telefoni i ri ka ekran më të madh se iPhone XS Max (6,6 inç kundrejt 6,5 inç) dhe veçanërisht ndaj Galaxy Fold (6.6 inç kundrejt 4.6 ekrani “i vogël”, e 8 inç kundrejt 7.2 inç kur ai hapet).

Ashtu si edhe vitin e kaluar, Huwaei prezantoi edhe laptop-ët e rinj Huawei MateBook X Pro, HUAWEI MateBook 13 dhe HUAWEI MateBook 14, së bashku me HUAWEI 5G CPE Pro, tek të cilët është përfshirë teknologjia One Hop. Nëpërmjet saj ju mund të transferoni të dhëna nga smartphone te PC dhe anasjellas në 30 mega për sekondë.

Bateria e dyfishtë 4.500 mAh mund të karikohet deri në 85% në vetëm gjysmë ore. Sensori për gjurmët dixhitale është 2 me 1, ndodhet anash pajisjes dhe ju lejon ta ndizni dhe ta zhbllokoni në pak sekonda. Do të ketë 8 Gigabyte RAN dhe 512 GB memorie të brendshme.

 

Walter Ji, president i divizionit të konsumit të Huawei

Premtimi i Huawei, smartphone të përthyeshëm për të gjithë brenda 2-3 viteve

“Ky është fryt i një punë kërkimore e cila ka zgjatur të paktën 3 vjet. Jemi të vetëdijshëm se çmimi është i lartë, megjithatë ky model shërben për të nxitur tregun dhe jep një indikacion për të ardhmen. Jam i bindur që në dy apo tre vjet, çmimet do të bien ndjeshëm dhe smartphone-t e përthyeshëm do të bëhen jo vetëm një risi, por edhe diçka mainstream”.

Walter Ji, president i divizionit të konsumit të Huawei për Europën Perëndimore, flet duke mbajtur në dorë Huawei Mate X i cili kushton 2.299 euro, i prezantuar në Barcelonë në Mobile World Congress. Ky është telefoni i parë fleksibël për kolosin kinez. Ai prezantohet vetëm disa ditë pas Samsung, duke shënuar një rekord për tregun, pas 2 mijë eurosh që kushton “kushëriri” i tij korean.

Huawei vjen në Mobile World Congress pas një viti shumë të vështirë në frontin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket 5G dhe sigurisë kombëtare, pasojat e të cilave janë ndier edhe në disa vende europiane si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Prej 7 vitesh i kemi vënë vetes si qëllim të rritemi në Europë dhe tani jemi të njohur dhe të vlerësuar nga operatorët dhe konsumatorët. Vendet tona më të mira janë Portugalia, Spanja dhe Italia, ku zotërojmë rreth 30% të tregut” – komenton Ji.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media