Humb jetën tragjikisht profesori Bujar Osmani, Radusha në zi

13434777_1026605394082854_2040983475378985990_n.jpg

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmë Radushën. Treni ka goditur makinën në të cilën ka qenë i vetëm 31 vjeçari Bujar Osmani, një profesor e arsimtar shembullor, familjar dhe prind i vërtetë.

Ka qenë e kobshme ora 20.45 e mbrëmjes, kur Bujari me të kthyer për në shtëpi, në parakalimin hekurudhor tek (“Reka e thatë”- Lumi i thatë) është goditur për vdekje nga treni.

I madh e i vogël ishin çuar në këmbë në Radushë, ku ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, atje ku Bujari nuk kishte treguar më shenja jete. Këto banorë radushas, kishin qenë pastaj mbështetje e madhe për familjen e tij dhe babain mërgimtar Xhelal Osmani, i cili ka qe disa ditë që ishte kthyer në vendlindjen e tij.

Në shenjë të kësaj dhembje të madhe, të rinjtë, shokët e miqtë e Bujarit në rrjetet sociale kanë postuar foto zie por edhe duke ngushëlluar familjen Osmani, ku jeta e tij u shua shumë herët dhe mu në lulen e rinisë.

Bujari ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes një fëmijë 2 vjeç, ndërsa në shtator gjithashtu pritet të vijë në jetë edhe fëmija i tij i dytë.

Njëherit Bujari ishte arsimtar i gjuhës gjermane në Radushë, ndërsa së fundmi profesor për gjuhë dhe letërsi gjermane në “Zef Lush Marku” në Shkup. Varrimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Komentet
Top