Humbi milionat: Boksieri më i pasur kthehet në ring sepse tani është i varfër

a-271-800x450.jpg

Boksieri i njohur amerikan Floyd Mayweather kthehet në ring për të fituar para për shkak se ai ka falimentuar, njoftojnë mediat amerikane.

Boxer Chael Sonen pretendon se kthimi i tij në ring vjen pasi ai e ka avulluar gjithë pasurinë e tij, përcjell gazetametro.net.

“…Floyd nuk do të luftojë në MMA, por do të rinis boksin. Është planifikuar që të aktivizohet për vetëm një ndeshje, pasi ai ka falimentuar dhe ka nevojë sërish për para”.“Floyd është i falimentuar. Nuk ka rëndësi se sa para ju i keni fituar, e rëndësishme është sa harxhoni. Ai është një budalla”, tha Sonen.

Shumë vlerësojnë se Mayweather në karrierën e tij ka fituar miliarda dollarë, dhe shpesh në rrjetet sociale mund të keni parë se si i ekspozon veturat, arin dhe gjërat e tjera të shtrenjta.

Dhe sa është e vërtetë kjo histori mbetet të shihet, pasi boksieri i famshëm ende nuk ka folur për këtë.

Komentet
Loading...
Top