Loading...

Hysaj drejt Spanjës

Hysaj-470x353.jpg

E ardhmja e Hysajt duket gjithmonë e më larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk po gjen hapësirat e duhura me Ancelotin dhe këtë po mundohen ta shfrytëzojnë klube të tjera, shkruan panorama.com.al.

Atletico Madridi po ndjek situatën dhe është gati ta sjellë në kryeqytet shqiptarin.

Në fakt mbërritja e tij në Spanjë duket do të përfshinte edhe një futbollist të Interit. Bëhet fjalë për kroatin Vrsalkjo. Ky i fundit është huazuar te zikaltërit nga Atletico dhe italianët pritet ta rikthejnë në shtëpi në fund të sezonit pasi është larg pritshmërive.

Në marrëveshje për të përfituar shërbimet e Hysajt, mund të hyjë pikërisht kroati Vrsalkjo.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media