Loading...

Hysaj në 10-shen më të shtrenjtë për rolin e tij

Hysaj-470x353.jpg

Edhe pse me Napolin duket se e ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e Champions League, të paktën në dy takimet e fundit, sërish Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në botë.

Çdo muaj, observatori i futbollit “Cies” azhornon vlerën e transferimeve të lojtarëve që bëjnë pjesë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës, bazuar në algoritmin e tyre ekskluziv, duke prezantuar top listën e 10-shes më të kushtueshme për çdo repart.

Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të ri është pikërisht renditja e Elsejd Hysajt, me shkrodranin e kombëtares tonë të futbollit që aktualisht pozicionohet i 7-i për mbrojtësit e krahut të djathtë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 51 milionë e 300 mijë euro, duke lënë pas Hector Bellerin të Arsenalit, Lucas Hernandez të Ateltico Madrid dhe Alvaro Odriozoaln e Real Madrid.

Në këtë mënyrë, legjionari shkodran vlerësohet si një ndër futbollistët më të kushtueshëm në organikën e Panuccit. Hysaj prej tre vitesh ka pasur një ecuri shumë pozitive me Napolin në Serinë A italiane ndërkohë që këtë sezon numëron 11 prezenca në të gjitha kompeticionet. Për shërbimet e tij nuk ka munguar interesimi klubeve të mëdha si United apo Chelsea në Premier League.

Komentet
Top