Loading...

I ftohti siberian arrin në Maqedoni

Moti-i-ftohte-696x455-1.jpg

Nga nesër Maqedoninë e presin temperatura polare, shi të akullt dhe borë nga Siberia. Temperaturat gjatë netëve do të bien deri minus 22 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri -10 gradë. Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike sugjerojnë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë me rastin e festave, ta kenë parasysh prognozën. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Oliver Rimevski, pritet të ketë reshje të borës prej 25 deri 50 centimetra.

“Ditën e enjte, lartësia e borës do të arrijë në sasi të caktuara që do të shkaktojë ndryshim serioz në kushtet e motit. Gjithashtu do të kaplohet i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë. Në vendet më të larta, bora do të arrijë deri në 50 centimetra, ndërsa në vendet më ulëta deri në 25 centimetra”, u shpreh Oliver Rimevski, Drejtor i Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadiut, shërbimet do të kujdestarojnë gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Maqedonisë.

“Sipas planit veprues 2016-2017 për mirëmbajtje të rrugëve, shërbimet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” janë shpërndarë në 37 punkte. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor të jenë të pajisur me pajisje dimërore plotësuese”, tha Gajur Kadriu, nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.

Gjatë planifikimit të udhëtimeve, qytetarët duhet seriozisht ta marrin parasysh parashikimin e motit, sepse bora në kombinim me temperaturat e ulëta mund të shkaktojë probleme serioze.

Komentet
Top