Loading...

I sapo diplomuar në UEJL, punësohet në kompaninē “Blackrock” në Gjermani

BlackRock-Web-Solutions-800x400.jpeg

Jon Murtezani, i sapodiplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ka arritur të punësohet në kompaninë e njohur për ueb zgjidhje Blackrock, në Berlin të Gjermanisë. Studenti i UEJL-së, Jon Murtezani, është punësuar në pozitën e specialistit të Inxhinierisë së sigurisë së TI-së dhe është përgjegjës për burimet e Software & Cyber sigurisë. Ai është përgjegjës për planifikimin e plotë të infrastrukturës së TI-së për softuer dhe harduer.

Kompania Blackrock, është partner i JTL- “Software Service”, që është kompania më e njohur në hapësirën gjermanishtfolëse, me mbi 30 mijë klientë dhe mbi 160 partnerë shërbimi në Gjermani, Austri dhe Zvicër. JTL-Software është një nga prodhuesit kryesorë të softuerit elektronik të tregtisë në zonën gjermanishtfolëse.

Gjithnjë e më shumë tregu ndërkombëtar i punës po e afirmon cilësinë e studentëve dhe kuadrit të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët pasi i kryejnë studimet arrijnë të punësohen në kompani të njohura vendore dhe ndërkombëtare. Kështu, Universiteti i Evropës Juglindore po krijon ALUMNI të fuqishëm, të cilët kudo që shkojnë me krenari i përfaqësojnë UEJL-në.

Komentet
Top