Ibra: Jam si vera, përmirësohem me kalimin e viteve

Zlatan-Ibrahimovicv2.jpg

Në fillim të Tetorit Zlatan Ibrahimovic u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Paris Saint Germain me 110 finalizime në 137 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në moshën 34-vjecare, gjigandi suedez jo vetëm që e sheh të largët ditën e tërheqjes nga futbolli, por këmbëngul se ai po përmirësohet më shumë duke e krahasuar vetën me verën që me kalimin e viteve bëhet më cilësore.

“Mendoj se po përmirësohem gjithnjë e më shumë, edhe pse po bëhem më i vjetër. Jam si vera, bëhem më i mirë në moshë me të madhe. Nuk e ndjej se po më vjen fundi, përkundrazi po shoh se jam një futbollist më cilësor. Psikologjikisht jam më i fortë dhe kam uri për të shënuar dhe për të arritur objektivat e mi. Jam shumë lumtur me cka kam bërë që kur kam ardhur të PSG.”

Ibrahimovic beson se askush nuk mund ta ndalë nëse qëndron i fokusuar në stërvitje dhe mban regjimin e duhur.

“Thjesht duhet të punoj me përkushtim, të ruaj shëndetin, të jem mirë psikologjiisht dhe të vazhdoj të bëj atë që mundem. Askush nuk do të mund të më ndalojë. Do të rrëzoj të gjitha muret për të arritur qëllimet e mia.”

Te Dielën Paris Saint Germain, do të luajë në transfertë me Bastia, me sulmuesin suedez që do të ketë mundësi për të thelluar rekordin si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit francez.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top