Ibrahimoviç: Jemi gati për Real Madridin

060.jpg

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviq, pas fitores kundër Bastias, është shprehur se tani ekipi i tij është i gatshëm për Real Madridin.

Ibrahimoviq shënoi dy golat në fitoren prej 0-2, kundër Bastias në Ligue 1, duke udhëhequr tabelën e klasifikimit me pesë pikë më tepër se ndjekësi i parë, Angers.

Të mërkurën PSG-ja luan kundër Real Madridit, që po ashtu nuk kanë humbje në Ligën e Kampionëve.

“Ndeshja kundër Real Madridit do të jetë plotësisht ndryshe. Do të luajmë në shtëpi kundër një nga ekipet më të mira në botë, është kënaqësi të luaj. Tani duhet të fokusohemi në këtë takim dhe jemi gati për ta”, është shprehur Ibrahimoviq, raporton Goal.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top