Loading...

Icardi dëshiron të thyen tabutë në fundjavë ndaj Milanit

icardi.jpg

Inter Milan's Argentinian forward Mauro Icardi celebrates after scoring a 2nd goal during the Serie A football match Inter Milan vs Sassuolo, on September 14, 2014 in San Siro stadium in Milan. AFP PHOTO / OLIVIER MORIN (Photo credit should read OLIVIER MORIN/AFP/Getty Images)

Në këtë fundjavë, më saktësisht të dielën nga ora 20:45 luhet një nga derbit lokal më të zjarrtë në botë, ai në mes Milanit dhe Inter.

Siç është raportuar nga Tuttosport, Mauro Icardi, sulmuesi i frikshëm i Neroazurrëve dëshiron të thyen tabutë ndaj rivalëve të cilëve nuk iu ka shënuar kurrë.

Argjentinasi është përballur me Rossonerë shtatë herë, por një herë me fanellën e Sampdorias.

Tre barazime, dy fitore dhe dy humbje, por asnjë gol. Icardi është vrasës ndaj Juventusit, por jo edhe ndaj Milanit, ku nuk arritur të shënon as edhe një herë të vetme.

Vlen të theksohet se Icardi kishte humbur një penallti në derbin e fundit, ku kuqezinjtë kishin fituar me rezultat 3-0.

Argjentinasi këtë sezon është i frikshëm, deri më tani ka dhjetë gola dhe tre asistime

Komentet
Top