Indi, mbi 100 të vdekur nga stuhia e rërës

thumbs_b_c_ce063b145f65dfdea1e32aaaa91c64d5.jpg

Si pasojë e stuhisë së rërës, e cila ka marrë nën ndikim veriun e Indisë, 101 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Hindustan Times”, të paktën 101 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar nga stuhia e rërës, e cila po ndikon në Rajasthan, Uttar Pradesh dhe Uttarakhand.

Edhe nga stuhia e cila ka prekur provincat Punjab, Haryana dhe provincën në pjesën qendrore të shtetit Madhya Pradesh, disa shtëpi janë rrënuar, janë shkëputur pemët dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Si pasojë të stuhisë kanë ngordhur edhe disa prej kafshëve të fermave.

Në lajm thuhet se 64 persona kanë humbur jetën në Uttar Pradesh, 31 në Rajasthan, dhe nga dy persona në Uttarakhand, Madhya Pradesh dhe Punjab.

Zyrtarët në Rajasthan thonë se shumica e të vdekurve kanë humbur jetën në shtëpitë e rrënuara nga stuhia e fuqishme.

Në anën tjetër në kryeqytetin New Delhi, për shkak të kushteve të vështira atmosferike trafiku pothuajse është bllokuar dhe 15 aeroplanë janë drejtuar në aeroporte të tjera.

Një numër kaq i madh i vdekjeve si pasojë e stuhisë së rërës ndodh rrallë, e cila zakonisht ndodh gjatë muajve të verës në veri të Indisë.

Komentet
Loading...
Top