Inspektorët sërish “vizitojnë” Teuta Arifin – VIDEO

komuna-tetoves.jpg

Komuna e Tetovës edhe sot ka qenë në shënjestër të inspektoratit. Për dallim nga ai i para dy javëve, sot në komunën e Tetovës me paralajmërim ka qëndruar inspektorati për urbanizëm, për të kontrolluar lëndët që kanë të bëjnë me urbanizmin. Inspektorët kanë shmangur tentativat e mediave për të mësuar qëllimin e inspektimeve të shtuara në komunën e Tetovës, madje duke thënë se nuk ka kryer kontrolle.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Komunës së Tetovës kanë komentuar me ironi kontrollet e shtuara duke thënë se përshëndesin faktin që pikërisht në këtë periudhë kohore, kemi tendencë të shtimit të kontrolleve inspektuese nga ana e organeve relevante shtetërore.

 Konstatojmë se këto kontrolle, janë në pajtim me angazhimin permanent 4 vjeçar të administratës aktuale komunale, lidhur me parandalimin e urbanizimit të egër të qytetit, ndalimin e ndërtimit të objekteve pa leje, dhënies të lejeve për ndërtim konform të predispozitave ligjore, si dhe luftës kundrejt uzurpimit të hapësirave publike” thuhet mes tjerash në reagimin e Komunës së Tetovës.

Komentet
Top