‘Instagram’ kopjon sërish ‘Snapchat’

auto_Screenshot_22-1-600x4091516537722.png

‘Snapchat’ përveçse shumë i përdorur dhe ndryshe nga aplikacionet e tjera, duket se është kthyer prej kohësh në një burim frymëzimi për ‘Instagram’ apo ‘Facebook’. Këto të fundit shpesh kanë kopjuar idetë e aplikacionit duke i vënë në funksion të përdoruesve të tyre. E fundit është risia që do vijë për të gjithë përdoruesit e ‘Instagram’, të cilët tashmë do mund të njoftohen nëse dikush ju bën screenshot një foto që kanë publikuar në ‘Story’. Të gjithë ju që pëlqeni të fshiheni kini kujdes!

shqipmedia

Komentet
Top