Instagram tejkalon Twitter-in

067.jpg

Instagram njoftoi të mërkurën se tashmë ka mbi 300 milionë përdorues aktivë mujor, nga 200 milionë që kishte në muajin mars. Me këtë nivel, Instagram ka arritur të tejkalojë edhe Twitter-in, e cila njoftoi në muajin tetor se kishte 281 milionë përdorues aktivë në tremujorin e tretë.

Përveç shifrave të përdoruesve, Instagram njoftoi se do të sjellë simbole të verifikueshme për personat e famshëm dhe markat, ngjashëm me simbolet ngjyrë blu që përdorin Facebook dhe Twitter.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të largojë llogaritë e “padëshirueshme”. Instagram ka nisur edhe të reklamojë postimet e sponsorizuara, duke u dhënë mundësi markave të ndryshme që të rrisin numrin e ndjekësve.

Facebook bleu shërbimin për shpërndarjen e fotove, Instagram, në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë, një shifër që habiti njerëzit në atë kohë, por që tani duket shumë e vogël.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top