Loading...

Instagrami sjell mundësinë e kyçjes me disa llogari në të njëjtën kohë

Instagram.jpg

Instagrami më në fund ka nisur të përkrahë opsionin për më shumë llogari të hapura në të njëjtën kohë.

Përdoruesit tani mund t’i kenë të hapura deri në pesë llogari të Instagramit njëkohësisht dhe të kalojnë shpejt nga njëra në tjetrën pa pasur nevojë të shkyçen fare.

Kjo do të shfaqet në aplikacionin për iOS dhe Android që nga kjo javë, ka njoftuar rrjeti i njohur social.

Përditësimi fillimisht ishte parë vitin e kaluar te përdoruesit e Androidit, por përdoruesit e iPhone do të mund ta shohin pasi të marrin përditësimin 7.15 për iOS.

Pasi të lëshohet për shkarkim, përdoruesit do të mund të shikojnë për detajet e profilit dhe në të të shtojnë llogaritë shtesë. Për të kaluar nga një llogari në tjetrën vetëm duhet të klikohet emri i llogarisë në të cilën doni të hyni.

Komentet

Leave a Reply

Top