Loading...

Institucionet qeveritare nuk po ndërhyjnë për përmbytjet në Strugë

2k.jpg

Komuna e Strugës sërish ka reaguar se institucionet qeveritare përgjegjëse për ndërhyrjen dhe pastrimin e lumenjve dhe kanaleve nga reshjet e fundit dhe përmbytjet, po injorojnë dhe tallen me situatën e krijuar në këtë komunë.

“Njoftojmë opinion e gjërë se pas lojërave që bën pushteti qendror me fatkeqësitë natyrore ndaj qytetarëve të Strugës, Komuna e Strugës edhe pse jashtë ëdo mundësie dhe kompetence po vazhdon punimet për pastrimin e kanaleve dhe lumenjve në territorin e saj. Kjo për të vetmin qëllim, shmangjen e përmbytjeve nëpër vendbanimet e Komunës së Strugës. Me ligjet pozitive në vend, pastrimi i kanaleve në tëgjithë territorin e shtetit është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndërsa pastrimi i rrjedhave të lumenjve është kompetencë e Ministrisë së Ekologjisë”, reagon komuna.

Sipas saj, siç duket këto institucione kur bëhët fjalë për komunën e Strugës dhe qytetarët e saj, mbyllin sytë dhe veshët para ligjit me qëllim që për të disatën herë radhazi të mos jiu vijnë në ndihmë banorëve të Strugës.

“Kjo sjellje është e papërgjegjshme nga ana e institucioneve të qeverisë VMRO-BDI në nivel qendror dhe propagandës së ulët në nivel lokal, ku pa fije turpi dhe pa u skuqur fare për çdo gjë drejtojnë gishtin kah komuna. Nuk është hera e parë që komuna intervenon në punët që duhet ti kryejnë institucionet e pushtetit qendror. Kjo gjë ndodhi edhe me mbushjen e gropave dhe asfaltimin e rrugëve të lëna në mëshirë të fatit nga këta institucione. E njëjta ndodhi edhe me pastrimin e borës në rrugët që duhej ti pastronte “Makedonija Pat” dhe po përsëritet tani me pastrimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar përmbytjet”, thekson komuna e Strugës, duke shtuar se sjellja e tillë e këtyre institucioneve po merr përmasa të patolerueshme, shumë fyese dhe aspak njerëzore.

Komentet

Leave a Reply

Top